Lajme

Shifrat marramendëse, zbulohen pagesat miliona dollarëshe për inceneratorin e Tiranës

Koncesioni i inceneratorëve është një ndër aferat korruptive më skandaloze.

Bëhet fjalë për tre kontrata koncesionare, 178 milionë euro, për tre inceneratorë, në Fier, Elbasan dhe në Tiranë.

SPAK tashmë ka vënë në pranga një ish-ministër dhe një ish-deputet, pas hetimeve në lidhje me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Por, në lidhje me incenerarorin e Tiranës, i cili është më i madhi, me një kontratë koncesionare 128 milionë euro, por që fitimet duket të jenë marramendëse, SPAK po ecën me hapin e breshkës.

Ndërkohë sot, CNA.al sjell sot të tjera të dhëna zyrtare, që tregojnë se shumat e frikshme që përfiton kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës.

Kompanitë që ndërtojnë në kryeqytet, pra ato që hapin gropat e ndërtimit, paguajnë incenerarorin e Tiranës për çdo mbetje apo dhe, që hedhin.

Ndërkohë, sot sjellim dokumentet që tregojnë se kompania koncesionare, në vetëm 3-4 vite ka marrë nga subjektet private në Shqipëri, rreth 20 milionë dollarë.

Pra, kompania e inceneratorit të Tiranës, përveç 40 milionë dollarë në katër vite, të cilat i ka marrë nga Qeveria shqiptare për mbetjet e Bashkisë së Tiranës, ka marrë edhe 20 milion dollarë të tjera, nga subjektet private.

Pagesa këto të bëra nga subjekte të ndryshme që kanë të bëjnë me hedhjen e dherave, mbetjeve, hapjen e gropave të ndërtimit.

Kompania e inceneratorëve ka marrë 40 milionë dollarë vetëm për Tiranën.

Pra, kompani të ndryshme, të cilat për shkak të aktivitetit që kryejnë, punimeve e të tjera, janë detyruar t’i paguajnë rreth 20 milionë dollarë inceneratorit të Tiranës, Klodian Zotos dhe të tjerëve pas tij.

Një investim 128 milionë euro, në 30 vite sipas kontratës koncesionare, ka marrë vetëm në tre apo katër vitet e para rreth 60 milionë dollarë.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Pra, 50% të investimit e ka përfituar vetëm në tre apo katër vite. Sipas të dhënave zyrtare 40 milionë dollarë janë dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe 20 milionë dollarë të tjera janë paguar nga subjektet e mëposhtme, nga disa qindra kompani.

Kompanitë kanë çuar dhera, mbetje, etj.

Këto kompani që kanë paguar këto para shtesë të cilat i kanë marrë kompanitë e inceneratorëve, janë kosto e shtuar për qytetarët shqiptarë, sepse kryesisht janë dhera, punime, që i paguajnë qytetarët në finale, me faturat për një blerje apartamenti apo shërbime të tjera.

Edhe një herë kjo tregon sesa “spektakolar” ka qenë studimi i fizibilitetit, apo ofertat që ka dorëzuar Klodian Zoto dhe të tijtë tek Qeveria shqiptare. Ku për 128 milionë euro investim, për një kontratë koncesionare 30-vjeçare, ka marrë rreth 60 milionë dollarë në vetëm 3-4 vite.

Të ardhurat e bëra mbi studimin e fizibilitetit, i cili në fakt ka edhe një fshehje të madhe, me një përllogaritje të thjeshtë, nëse do ta shumëzonim me 2 deri në 10 herë këto të ardhura, me tre apo katër vitet e para, shuma totale e të ardhurave nga koncesioni, nuk është 430 milionë euro, siç pretendohet. Por, shkon afërsisht 600 milionë euro.

Shifër e thënë nga ekspertët.

Kjo e llogaritur mjaft thjeshtë.

Për tre deri në katër vite, Qeveria shqiptare jep 40 milionë dollarë, ndërkohë janë edhe rreth 20 milionë dollarë të tjera nga kompanitë e ndryshme private. Pra, bëhen 60 milionë dollarë, për vetëm tre deri në katër vite.

Dhe në qoftë se këto i shumëzojmë me dhjetë herë, sa është afati koncesionar në total, shuma është marramendëse.

Gjithashtu këtu nuk përfshihen të ardhurat që kompania koncesionare ka nga shitja e plastikës, kauçukut, riciklimi i letrës, apo dhe shitja e energjisë elektrike nga inceneratori i munguar.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Pasi po ti fusim dhe këto, sipas studimit të fizibilitetit, vlera do të ishte shumë herë më e madhe se 600 milionë euro, të ardhura në total.

E ndërsa firma ka deklaruar për 30 vite 120 milionë euro fitim, nga këto të dhëna vërtetohet pretendimi i ekspertëve se studimi i fizibilitetit 430 milionë euro, thuajse është gati në gjysmën e vlerës së tij reale, pasi vlera reale është gati 600-700 milionë euro.

Pra, kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, për 30 vite nga pretendimi se mund të fitonte 120 milionë euro, shkohet tek fakti, ky i provuar sipas pagesave zyrtare dhe pagesave të bëra nga biznesi, pa futur shifra të tjera si ricklimi, shitja e energjisë etj, të fitojë qindra milionë euro. Shifrat janë marramendëse.

Në çdo lloj përllogaritje 430 milionë euro, duket se është një hiç në krahasim me realitetin.

Pasi fitimi mund të shkojë 600-700 milionë euro.

Ndërkohë që vetëm fizibiliteti thotë për 430 milionë euro.

Nga ana tjetër, në 3-4 vite merr rreth 60 milionë dollarë. Këtë vetëm sipas pagesave të bëra nga subjekte private dhe të Qeverisë.

Sërish po e theksojmë, ku nuk përfshihen paratë që kompania përfiton nga riciklimi, nga pastika, nga kauçuku, nga shitja e skrapit, apo dhe paratë që do të përfitonte nga shitja e energjisë elektrike, por inceneratori mungon. Po ti futesh të gjithë këtyre përllogaritjeve, shifra është krejtësisht ndryshe nga studimi i fizibilitetit.

Vlerat janë shumë më të mëdha, fitimi është shumë herë më i madh, ndoshta dy apo tre herë më shumë sesa deklarohen nga kompanitë e inceneratorëve, nga studimi i fizibilitetit dhe kontrata e nënshkruar me Qeverinë shqiptare.

Më poshtë lista e kompanive që kanë paguar 20 milionë dollarë për inceneratorët. /CNA.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *