Bota

Çfarë nënkupton pezullimi i Rusisë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut?

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.

Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.

Në mesin e vendeve që kanë mbështetur pezullimin janë: Shtetet e Bashkuara, kombet e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe vetë Ukraina.

Kina, Siria dhe Bjellorusia kanë votuar kundër.

India, Egjipti dhe Afrika e Jugut kanë qenë në mesin e vendeve që kanë abstenuar.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Për pezullimin e Rusisë janë nevojitur dy të tretat e shumicës.

Pezullimet e tilla janë të rralla.

Libia është pezulluar më 2011 për shkak të dhunës kundër protestuesve nga forcat besnike të ish-liderit, Muammar Gaddafi.

Rusia ka paralajmëruar se vota për apo abstenimi do të konsideron “gjeste jomiqësore” me pasoja për lidhjet bilaterale, sipas një shkrese që ka parë agjencia e lajmeve, Reuters.

Çfarë nënkupton ky pezullim?

Rusia ka qenë në vitin e dytë të mandatit trevjeçar në këtë Këshill me bazë në Gjenevë, i cili nuk mund të marrë vendime detyruese.

Megjithatë, vendimet e tij dërgojnë mesazhe të rëndësishme politike dhe mund të autorizojnë hetime.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Moska është një prej anëtareve më të zëshme të Këshillit dhe pezullimi nënkupton që ajo nuk mund të flasë dhe të votojë, kanë thënë zyrtarët, ndonëse diplomatët e saj ende kanë mundësi të marrin pjesë në debate, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ata do të tentojnë të kenë ndikim në Këshill përmes bashkëpunëtorëve të tyre”, ka thënë një diplomat me bazë në Gjenevë.

Muajin e kaluar, ky Këshill ka nisur hetime për supozimet e lidhura me shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë krime të mundshme të luftës në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *