Në Prokurorinë Speciale të Kosovës arrin ekspertiza shtesë për Astrit Deharin
Avokati i familjes në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Tomë Gashi ka thënë se Ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit.
“Ne ende nuk e dijmë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën e kemi pritur që nga tetori i vitit 2020, por jemi të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019. Për ta vertetuar atë që të gjithë e dinin që Astrit Dehari është vrarë me 05.11.2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren u deshën 1978 ditë”, ka shkruar Gashi.
Postimi në Facebook:
DREJTESI PER ASTRITIN
Ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit.
Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanes në Zvicër e shtatorit të vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe kanë konstatuar se :
“ …Hipoteza e vetëvrasjes së z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjeket ligjor nuk duket e vërtetë. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes së z.Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë,të përfshira me një dyshim te intervenimit të personit të tretë në procesin fatal…”.
Gjuha e përdorur nga ekspertët e mjekësisë ligjore të Zvicrës është gjuhë shkencore dhe mjekësore.
Në aspketin juridiko penal është konfirmim i VRASJES!
Ne ende nuk e dijmë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën e kemi pritur që nga tetori i vitit 2020, por jemi të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmoj ekspertizën e shtatorit të vitit 2019.
Për ta vërtetuar atë që të gjithë e dinin që Astrit Dehari është vrarë me 05.11.2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren u deshën 1978 dite
65 muaj dhe;
5 vite e 4 muaj që Aleksandër Lumezi apo Blerim Isufaj të nxjerrin aktvendim për zhvillim të hetimeve për vrasjen e aktivistit të LEVIZJES VETEVENDOSJE Astrit Dehari i cili u vra per arsye politike dhe qe te fillohet me arrestimin e vrasesve, shtytesve ne vrasje, dhe atyre qe e fshehen vrasjen deri ne diten e sotme.
#drejtesiperAstritin
#AstritDehari
Rruga Press