Bota

Ukraina kërkon nga Perëndimi embargo të plotë ndaj energjisë ruse

Ukraina do të vazhdojë të kërkojë nga Perëndimi që të vendosë embargo në naftën dhe gazin e Rusisë, pasi ky shtet nisi pushtimin e Ukrainës, tha më 7 prill kryediplomati ukrainas.

Dmytro Kuleba po ashtu bëri thirrje që aleatët e NATO-s ta furnizojnë Ukrainën me avionë, sisteme të mbrojtjes, raketa dhe makina ushtarake.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish portin rus të Ust-Lugës në Detin Baltik

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë për embargo të plotë mbi naftën dhe gazin”, tha ai për gazetarët, teksa foli përkrah sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

NATO sot vazhdon për të dytën ditë me radhë takimin me ministrat e Jashtëm të aleancës, ku po merr pjesë edhe kryedipomati ukrainas.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një seri pakosh të sanksioneve. Uashingtoni ka ndaluar importet e energjisë ruse, por jo edhe BE-ja.

Lexo më shumë  Mediat amerikane: SHBA po përgatitet për operacione tokësore në Iran

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *