Sanksionet e reja, Britania e Madhe godet edhe kreun e Federatës Ruse dhe zyrtarin e UEFA-s
Britani e Madhe ka miratuar paketën e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë që kur Moska zyrtare nisi agresionin në Ukrainë.
Siç mësohet “viktimë” e këtyre sanksioneve të shpallura sot ka mbetur edhe Anëtari i komitetit ekzekutiv të UEFA-s, Alexander Dyukov, shefi ekzekutiv i prodhuesit të shumicës shtetërore të naftës GazpromNeft dhe njëkohësisht presidenti i federatës ruse të futbollit.
Sanksionet e reja janë pjesë e veprimit anti-industri që qeveria pretendon se “Putini po përdor për të forcuar ekonominë e tij të luftës”.
Dyukov u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ruse të Futbollit (FUR) në 2014 dhe drejtoi komitetin e programeve të zhvillimit, duke marrë pjesë në ndërtimin e një strategjie për zhvillimin e futbollit rus deri në vitin 2030. Më parë ka qenë edhe presidenti i klubit të suksesshëm të Zenitit e më pas u bë dhe në 2019 kreu i Federatës Ruse. Përveç kësaj, ai u zgjodh anëtar i Komiteti. Ekzekutiv i UEFA-s në prill 2021.
Rruga Press