Lajme

Qeveria 2,5 mln euro për mobilim zyrash, gjysmat i kërkon QSUT-ja

Në kohën e krizës së çmimeve qeveria shkurtoi investimet por nuk janë ndalur mobilimet e zyrave të institucioneve të shtetit.

Për të rregulluar ambientet e punës do të harxhohen rreth 2.5 milionë euro. Tenderi është hapur nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të 5 institucioneve shtetërore.
Vetëm Qendra Spitalore Nënë Tereza kërkon gjysmën e kësaj shifre, rreth 1,2 milionë euro, për të mobiluar zyrat e saj.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Gjysma tjetër do të shkojë për të rregulluar zyrat e ushtrisë, policisë, ministrisë së drejtësisë dhe drejtorisë së burgjeve.

Mobilimi i zyrave të komandës së forcës tokësore kërkon 685 mijë euro. Policia e shtetit ka kërkuar 377 mijë euro me afat marrëveshje 3 vite.Ndërsa Ministria e Drejtësisë dhe drejtoria e burgjeve janë më modeste ne kërkesat e tyre duke kërkuar përkatësisht 29 dhe 20 mijë euro.

Pak ditë më parë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara hapi një tender 14 milion eurosh për blerje karburanti i cili do përdorët nga administrate.

Hapja e këtyre procedurave tenderuese vjen në një kohë kur buxheti i shtetit është duke u përballur me një serë emergjencash kriza energjitike si dhe rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *