Bota

(Video) Lapsusi frojdian i ambasadori rus në OKB që “zbulon” maskën e propagandës ruse

Për një moment maska e propagandës ruse u duk se ra gjatë një interviste me ambasadorin rus në OKB.

Gjatë ditëve të fundit pamjet e tmerrshme dhe imazhet e trupave të vrarë në Bucha, në periferi të Kievit janë shfaqur vetëm atëherë kur mediat që mbështesin Kremlinin i kanë transmetuar si denoncim për mashtrim nga ana e mediave perëndimore.

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

Një intervistë e diplomatit rus Vasily Alekseevich Nebenzya ka bërë që fasada të zbulohet paksa.

Video u postua nga gazetari Alex Taylor me mbishkrimin: “Kjo duhet të jetë simbol i të gjitha lapsuseve frojdiane”, shkroi ai.

“Kufomat në Bucha nuk ekzistonin para se trupat ruse të mbërrinin….më falni… para se të largoheshin”, u shpreh ambasadori gjatë intervistës.

Rruga Press

Lexo më shumë   Irani do ta hapë Ngushticën e Hormuzit për Japoninë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *