BotaKryesore

Zelensky thotë se Rusia po e përdor urinë si ‘armë’, ndërkohë kritikoi edhe pavendosmërinë nga ana e Perëndimit

Rusia po krijon qëllimisht një krizë ushqimore dhe po përdor urinë si “armë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një fjalim në parlamentin irlandez, ai kritikoi Perëndimin për mosndërmarrjen e veprimeve më të forta kundër Rusisë dhe u kërkoi liderëve politikë të Irlandës që të bindin vendet e tjera të BE-së për të vendosur sanksione më të ashpra.

Lexo më shumë  Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

“Nuk mund të toleroj asnjë pavendosmëri,” tha ai, duke bërë thirrje për sanksione “më të rrepta”.

Ai akuzoi gjithashtu disa udhëheqës politikë dhe biznesi se nuk i konsiderojnë krimet e luftës po aq të tmerrshme sa humbjet financiare.

Qytetarët në qytetet e rrethuara të Ukrainës dhe ata nën pushtimin rus thuhet se po luftojnë për të pasur akseses në ushqim dhe ujë të rrjedhshëm.

Lexo më shumë  Si mundet që telefoni i Faruk Mujkës nga policia kalon ne duart e Lirim Mehmetajt?

Ndërsa situata në Ukrainë bëhet më e dëshpëruar, Zelensky është bërë më kritik ndaj liderëve perëndimorë që ai beson se nuk kanë ofruar ndihmë të mjaftueshme ose që ende po paguajnë për gazin rus.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *