Ukraina: Forcat ruse po torturojnë dhe më pas djegin trupat për të ‘fshehur krimet’
Ushtarët rusë kanë dhunuar seksualisht gratë, burrat, fëmijët dhe të moshuarit, ” sipas prokurores së përgjithshme të Ukrainës Iryna Venediktova, shkruan The Guardian.
Por viktimat po heshtin. Është zgjedhja e tyre. Dhe është e qartë, ata kanë frikë, dhimbje, dhe mosbesim”, shtoi ajo.
Në mënyrë të veçantë, Venediktova iu referua mizorive në Bucha.
“Bucha u lirua nga pushtuesit, por pasojat e mizorive të tyre do të mbeten për një kohë të gjatë” tha ajo.
Venediktova tha se prokurorët aktualisht po hetojnë faktet e torturimit, vrasjes dhe përpjekjes për djegien e trupave të gjashtë civilëve në Bucha”, shtoi ajo në një postim në Twitter të martën.
“Pushtuesit u përpoqën të djegin trupat e gjashtë civilëve në Bucha ,” tha ajo, duke shtuar se prokurorët së bashku me oficerët e policisë së rajonit të Kievit zbuluan një dhomë torture në Bucha.
Gjatë hetimeve janë konstatuar gjithashtu shenja dhune dhe torture në trupat e të vdekurve.
Rruga Press