Bota

Kryetari i bashkisë: Rusët vranë 320 civilë në Bucha, Lavrov të vijë t’i shikojë kufomat rrugëve

Kryetari i bashkisë së qytetit të Buchas ka thënë për BBC- në se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.

Duke folur në Word Tonight, Anatoli Fedoruku tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës.

“Kam parë disa episode“, tha Fedoruk. “Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht”, tregoi ai.

Lexo më shumë  Trump kërcënon BE-në me tarifa nga 1 shkurti

Fedoruku gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin qëlluar politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.

Ai i bëri thirrje ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të “kalojë në qytetin e Buchas dhe të shohë trupat e njerëzve të vdekur, të shikojë në sy familjet, nënat, burrat dhe fëmijë që mbetën jetimë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *