Lajme

Bukë e vaj me listë, qytetarët në Elbasan: Ushqimet e papërballueshme

Rritja e çmimeve është bërë e papëballueshme për qytetarët në Elbasan. Ata shprehen se nuk kanë mundësi as të blejnë gjërat e bazë, ndërsa apelojnë shtetin që të ndërhyjë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Rritja e çmimeve ka rënduar situatën ekonomike të familjeve në Elbasan.

Qytetarët shprehen se nuk po e përballojnë dot as blerjen e bukës.

“Katër fëmijë që kam, është bërë shumë vështirë. Ushqimet janë ngritur. Një bugaçe kam marrë tani, 600 lekë, nuk e përballojmë dot.”

“Shumë e vështirë, me një pension invaliditeti jetoj.”

Shumë prej tyre ushqimet e përditshme i marrin me listë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Zvicër për t’u takuar me mërgimtarët

“Borxh, por edhe dyqanet nuk japin. Nuk kanë faj se edhe ata blerjet me lekë në dorë i marrin.”

“Shyqyr që na japin. Marrim vaj, ushqimet e përditshme. Kam dhe një fëmijë të vogël.”

Tregtarët me pakicë thonë se japin ç’të mundin, por situata e fundit ka rënduar edhe mbi bizneset e tyre familjare.

“Ushqime të përditshme, gjërat bazë. Këtu është papunësi e madhe.”

Qytetarët thonë se si pasojë e rritjes së çmimeve, ato janë të detyruar që të blejnë më pak, e për pasojë të hanë më pak.

Lexo më shumë  Liria e shprehjes dhe media, ambasadori Gonzato: Komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë

“Po hamë një vakt ose një vakt e gjysmë në ditë.”

Rritja e çmimeve të shportës ka nxitur revoltën e qytetarëve në vendin tonë, të cilët për ditë të tëra protestuan në të gjithë vendin ndërsa ndër kerkesat e tyre ishte edhe heqja e TVSH-së për produktet bazë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *