BotaKryesore

Kësaj radhe nuk ka dyshime: Ushtarët e Putinit po sillen si nazistë

Nga Bernard-Henri Lévy

Përballë masakrës në Bucha, ku banorëve u janë lidhur duart prapa shpine e janë vrarë me një plumb në kokë, ndërsa trupat e tyre janë shpërndarë në rrugët kryesore të qytetit, ne mendojmë për Katynin në Poloni.

Për një Srebrenicë nga plumbat.

Për masakrën e Reçakut në Kosovë, e cila në vitin 1999 ndezi alarmin që çoi në ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë.

Dhe mendojmë sigurisht për Oradour-sur-Glanen, këtë fshat në mes të Francës, ku një batalion i SS Das Reich, duke e ndier se humbja është afër dhe duke marrë një urdhër për të lëvizur në drejtim të frontit të Normandisë, ekzekutuan, përpara se të pastronin gjurmët, 643 burra, gra dhe fëmijë.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Është gjithmonë e njëjta histori.

Një ushtri poshtërohet nga një rezistencë popullore.

Ajo nuk mund të realizojë planet, në mënyrë të rregullt, duke bërë një luftë normale, sipas ligjeve të luftës dhe konventave.

Ajo hakmerret ndaj civilëve.

Ndëshkon gratë dhe fëmijët.

Dhe, siç ka thënë shkrimtari George Bernanos, duke folur për Luftën Civile të Spanjës dhe abuzimet e kryera nga milicë fashistë të gjeneralit Franco, ajo vret siç pret një njeri dru.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Këtë herë nuk ka dyshim.

Burrat që bënë këtë vepruan si nazistët.

Ata nuk janë më ushtarë; ata janë grup kriminelësh.

Kjo nuk është më një ushtri; këta janë frikacakë dhe vrasës gjakftohtë.

Dhe kjo më nuk është luftë; është kasaphane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *