Ushtarët në Odessa firmosin me gjak letrën drejtuar Perëndimit: Mbyllje e hapësirës ajrore
Një thirrje drejtuar Perëndimit e nënshkruar me gjak. Kjo është ajo që lexohet në një letër të shkruar nga një grup ushtarësh të ushtrisë ukrainase në Odessa.
“Dobësia e liderëve të SHBA-së dhe vendeve të BE-së i kushton qindra jetë ushtarakëve dhe civilëve ukrainas çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ne e shkruam këtë apel në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut drejtpërdrejt me gjak, sepse sot ne ndalojmë një agresion të drejtuar ndaj jush, duke paguar me jetën tonë”, thuhet në letër.
“Ukraina ka nevojë që qiejt të bëhen të sigurt”, shkruhet më tej.
Rruga Press