Ursula von der Leyen: BE-ja është gati për të dokumentuar krimet e luftës
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Europian është i gatshëm të dërgojë ekipe hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.
Ajo ka ndarë një mesazh në Twitter pas një bisede me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke iu referuar vrasjeve mizore në Bucha dhe zonat e tjera të Ukrainës.
Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust.
Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë sjellë reagime të shumta nga ana e ndërkombëtarëve.
Rruga Press