Bota

(VIDEO) Zelensky thotë se vrasjet në Buça duhet të njihen si gjenocid

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë për kryerje të krimeve të luftës në Buça, pasi dhjetëra trupa të pajetë të banorëve u gjetën në rrugët e këtij qyteti pas tërheqjes së trupave ruse nga kjo zonë.

Zelensky vizitoi këtë qytet që gjendet në periferi të Kievit, teksa kishte të veshur një jelek anti-plumb dhe ishte i shoqëruar nga personeli ushtarak.

Ai tha se skena të tilla e kanë bërë më të vështirë që Ukraina të ulet në tavolinë të bisedimeve me Rusinë dhe shtoi se negociatat duhet t’i japin fund luftës së paprovokuar që Moska nisi më 24 shkurt.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Çdo ditë, kur luftëtarët tanë hyjnë dhe rimarrin territore, ju e shihni se çfarë ka ndodhur”, tha presidenti ukrainas.

“Këto janë krime lufte dhe bota duhet t’i njohë si gjenocid”, tha Zelensky dhe shtoi se pret që të gjenden të dhëna të krimeve të ngjashme edhe në rajonet e tjera të okupuara, pasi trupat ruse të largohen nga këto zona.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Fotografitë dhe videot e publikuara kanë shfaqur dhjetëra trupa të civilëve të vrarë, disa prej të cilëve me duar të lidhura pas shpine. Këto imazhe kanë shokuar botën dhe kanë shtuar thirrjet për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe që keqbërësit të ndiqen penalisht.

Kremlini ka mohuar se trupat ruse – që kanë okupuar për javë të tëra këtë territor para se të tërhiqeshin javën e kaluar – janë përgjegjëse për vrasjet në Buça./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *