BallinaLajme

Prej 11 vitesh në sistem, gjyqtarja e Fierit Arta Duka nesër në vetting, si ka ndryshuar pasuria në vite

Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Arta Duka do të përballet të martën më 5 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Arta Duka ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2011, Duka është transferuar në gjykatën e Fierit, ku e kryen funksionin e gjyqtares prej një dekade.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Duka ka aplikuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u promovuar si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Arta Duka zotëronte pasuri me vlerë 71 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare është 1.4 milionë lekë.

Pasuria ndahet në rreth 872 mijë lekë likujditete bankare, 250 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 330 mijë lekë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 7.5 milionë lekë, nga të cilat gati 76% burojnë nga paga e Znj. Duka dhe 23% nga paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 7 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme.

Rruga Press

YouTube player