Analizë nga CNN: Dy aleatët e Putinit fituan zgjedhjet në Evropë. Çfarë do të thotë kjo fitore?
Presidenti rus Vladimir Putin gëzoi dy fitore të vogla diplomatike këtë fundjavë, pas disa javësh dështimi për të ndarë Evropën me luftën e tij në Ukrainë.
Si në Hungari ashtu edhe në Serbi, partitë e hapura pro-ruse fituan lehtësisht zgjedhjet legjislative, duke i dhënë Putinit një kujtesë të mirëseardhur, pavarësisht reagimit të vendosur dhe kryesisht të bashkuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj luftës, ai ka disa miq të tij në perëndim.
Fitorja më e rëndësishme erdhi në formën e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe partisë së tij nacionaliste Fidesz, që fituan pjesën më të madhe. Hungaria është një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që do të thotë se Putini mund të pretendojë se ka një mik në krye të dy prej institucioneve të tij më të urryera.
Të dielën mbrëma, gjatë fjalimit të tij të fitores, Orban nxiti jo vetëm BE-në, por Ukrainën.
“Ne kemi një fitore të tillë që mund të shihet nga hëna, por është e sigurt që mund të shihet nga Brukseli,” tha ai, duke shtuar se Fidesz “do ta kujtojë këtë fitore deri në fund të jetës sonë, sepse na u desh të luftonim kundër një një numër të madh kundërshtarësh”. Të përfshirë në atë listë kundërshtarësh ishin burokratët e Brukselit, mediat ndërkombëtare dhe, pa dyshim, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Putini shpejtoi për të uruar Orbanin për fitoren e tij. Por pak besojnë se kjo do të jetë shumë më tepër se një fitore simbolike e cila ka për të ndikuar në vendosmërinë e BE-së për Ukrainën.
© Rruga Press