Pak kush mund t’i besojë pritjet që ka bërë Yann Sommer ndaj Mainzit
Borussias M’Gladbach-u dhe Mainz-i ndanë pikët në “Borussia Park” në xhiron e 28-të të Bundesligës, duke e mbyllur baraz 1:1 dhe humbjen në shtëpi e evitoi portieri fenomenal Yann Sommer.
Portieri me përvojë bëri mrekulli në portën e Borussias, duke konfirmuar kështu formën e tij të shkëlqyer për klubin gjerman, por edhe për përfaqësuesen e Zvicrës.
Borussia kaloi në epërsi nga minuta e 33-të me golin e Embolos, po ashtu sulmues zviceran, ndërsa Sommer nga ana tjetër pati një pritje fantastike në pjesën e dytë.
Ai u mposht nga Onisiëo në minutën e 73-të, pasi kishte shpëtuar dy herë më parë skuadrën e tij.
Gjithashtu, një minutë para përfundimit të ndeshjes, ai reagoi dy herë në mënyrë refleksive në një situatë ku të gjithë menduan se topi ka përfunduar në rrjetë, kështu që mbeti 1:1 përfundimtar.
Borussia aktualisht është në vendin e 12-të në Bundesligë, ndërsa Mainz në pozitën e 10-të.
Rruga Press