Autoritetet gjejnë 400 civilë të vrarë në rajonin e Kievit
Në rajonin e Kievit janë gjetur trupat e të paktën 400 personave të vrarë, pas largimit të forcave ruse, raportoi CNN-i të hënën.
Përpjekjet për t’i gjetur trupat janë vështirësuar për shkak të pranisë së minave, ka thënë ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky.
“Kam biseduar me ekipet e shpëtimit. Ata kanë gjetur disa shtigje. Në qytete të tjera (në rajonin e Kievit) shtigjet janë të minuara. Ekipet e shpëtimit thonë se po lëvizin hap pas hapi dhe nuk përmendin numrin e civilëve të vrarë. Kjo shifër (400) padyshim do të shkojë më lart. Shumë vendas raportohen të zhdukur. Po konstatohet se kush u rrëmbye apo u torturua nga rusët, kush u zhduk e kush nuk u kthye më”, tha ai.
Rruga Press