Bota

Orban e quan Zelenskyn “kundërshtar” ndërsa shpall fitoren në zgjedhjet hungareze

Kryeministri pro-Putin i Hungarisë ka shpallur fitoren në zgjedhjet kombëtare të vendit, duke pretenduar mandatin e katërt radhazi në pushtet.

Me vetëm 43 për qind të votave të numëruara, koalicioni Fidesz i krahut të djathtë të Viktor Orbanit kishte fituar 57 për qind të votave ndërsa një koalicion opozitar pro-evropian, “Të Bashkuar për Hungarinë”, kishte 31 për qind, sipas Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Kjo fitore është një triumf për t’u mbajtur mend, ndoshta edhe për pjesën tjetër të jetës sonë, sepse ne kishim gamën më të madhe të kundërshtarëve për të mposhtur”, tha ai.

“E majta në shtëpi, e majta ndërkombëtare, burokratët në Bruksel, paratë e perandorisë Soros, mediat ndërkombëtare dhe madje edhe presidenti ukrainas në fund”, pohoi Orban, raporton skynewsi.

Ai dukej se i referohej kritikave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e kritikoi 58-vjeçarin për mbështetjen që po i jep presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ai është praktikisht i vetmi në Evropë që e mbështet hapur Putinin”, tha Zelensky duke shtuar se “E gjithë Evropa po përpiqet të ndalojë luftën, të rivendosë paqen. Atëherë pse Budapesti zyrtar kundërshton të gjithë Evropën, të gjitha vendet e qytetëruara?”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *