Bota

Presidenti ukrainas reagon ndaj imazheve nga Bucha: Ky është gjenocid, kjo po ndodh në Evropën e shekullit XXI-të

“Ky është gjenocid”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur pas imazheve të trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugët e Buchas, në veriperëndim të kryeqytetit të Kievit.

Kur u pyet gjatë një paraqitjeje në programin “Face the Nation” të CBS News-it nëse Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, Zelensky u përgjigj “Në të vërtetë. Ky është gjenocid”.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, vazhdoi ai.

Ukraina nuk dëshiron të jetë “e nënshtruar ndaj politikës së Federatës Ruse”, tha Zelensky, duke shtuar se kjo “është arsyeja që ne po shkatërrohemi dhe shfarosemi”.

“Kjo po ndodh në Evropën e shekullit XXI-të. Pra, kjo është tortura e të gjithë kombit”, theksoi presidenti.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ndryshe, trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona, sipas imazheve të publikuara nga AFP-ja.

Mizoritë e supozuara kanë tërhequr zemërim ndërkombëtar, me udhëheqësit perëndimorë që bëjnë thirrje për hetime për krimet e luftës dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *