Bota

Turqia ofron evakuimin e njerëzve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit me anije

Turqia ka ofruar evakuimin e njerëzve të bllokuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit me anije, njoftoi të shtunën ministri i mbrojtjes i vendit, sipas CNN-it.

“Ne mund të ofrojmë mbështetje me anije për evakuimet nga Mariupol, veçanërisht për civilët, të plagosurit, qytetarët turq dhe qytetarët nga kombet e tjera,” u tha gazetarëve ministri Hulusi Akari.

Qyteti port, i cili shtrihet përgjatë Detit Azov në vijën bregdetare jugore të Ukrainës, ka pësuar dëme të shumta nga sulmet ruse.

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

Ministria turke e Mbrojtjes përcolli “kërkesën e saj për të mbështetur evakuimet” tek kreu ushtarak rus në Ankara dhe kreu ushtarak turk në Moskë.

Turqia priti ekipet e negociatave nga Rusia dhe Ukraina për bisedime në Stamboll në fillim të kësaj jave.

Pothuajse 10 përqind e popullsisë totale të Ukrainës është larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Lexo më shumë   Irani do ta hapë Ngushticën e Hormuzit për Japoninë

Rreth 4 milionë refugjatë kanë kërkuar siguri në vendet fqinje.

Polonia ka pranuar shumicën e refugjatëve, kur rreth 2.4 milionë ukrainas janë nisur drejt perëndimit në kërkim të sigurisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *