Profesionet që janë drejt zhdukjes në Shqipëri
Disa profesione të cilat kanë qenë të zhvillura dhe të përhapura në Shqipëri tashmë po shkojnë drejt zhdukjes.
Para viteve 90’ ato kanë pasur rëndësi të vecantë për shoqërinë shqipëtare dhe jo vetëm për shkak se funksiononin si një burim të ardhurash por këto profesionë kishin edhe rëndësi traditcionale e kulurore. Cilësohen si të tilla për shkak se këto punë ishin të trashëguara prej brezash por edhe shërbenin për të dalluar një shoqëri nga një tjetër.
Por tashmë ato kanë filluar që të mos jenë të pëlqyeshme për të rinjtë shqipëtarë. Ata i shohin këto profesione si të pa rëndësishme, të lodhshmë, të pista, që sjellin dëmtime në shëndet por edhe cilësohen si profesione që nuk sjell të ardhura për më tepër që bota po përballet me zhvillime të ndryshme ekonomike.
Ja disa profesione që po humbin vlerën e tyre.
Punët artizanale si: kovaç , farkëtar, poçar dhe zdrukthtar janë profesione të vlefshme por tashmë të numëruara në Shqipëri. Pavarsisht vlerës dhe cilësisë së tyre ato po zëvendësohen nga risitë teknologjike.
Punët artizanale me dorë si sixhdet, qilima , qëndisja e veshjeve popullore kanë vlera të veçanta për kulturën dhe traditën shqipëtare. Por ato janë larg vëmendjes së vetë qytetarëve dhe vlerësohen më tepër nga turistët e huaj.
Profesione të tjera janë edhe orë ndreqësit, nallbatët ( personat që mbathnin kuajt), këpucarët që po humbin rëndësinë e tyre.
Shkaqet që këto profesione po shkojnë drejt humbjes janë: zhvillimet dhe risitë teknologjike, mungon vëmendje dhe interesi shtetëror për të pasur një treg, nuk ka promovim, nuk ka fonde si dhe nuk ka treg ku ata të shesin punimet e tyre.
Rruga Press