Bota

Pas shtatë vitesh luftë shkatërruese, armëpushim në Jemen

Jemenasit do ta agjërojnë këtë muaj Ramazani dhe atë pas tij pa të shtënat e armëve mbi kokë dhe rrezikun se mund të humbin jetën nga momenti në moment.

Palët ndërluftuese, një koalicion i udhëhequr nga sauditët që lufton aletatët e Iranit në Jemen, kanë rënë dakord për një armëpushim dy-mujor mbarëkombëtar, ka njoftuar i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Jemenin. Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe diplomatët amerikanë, teksa sipas OKB-së është hapi më domethënës  drejt përfundimit të një konflikti i ka marrë jetën dhjetra mijëra njerëzve dhe ka shtyrë shtyrë drejt urisë masive vendin më të varfër të Lindjes së Mesme.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Më herët ka pasur edhe një ndërprerje të luftimeve në mbarë vendin gjatë bisedimeve të paqes në 2016-ën. Lufta në Jemen ka mbetur paksa jashtë vëmendjes prej asaj në Ukrainë, por Jemeni vuan aktualisht një nga krizat më të rënda humanitare në botë. Me miliona qytetarë vuajnë nga uria, ndërsa OKB-ja shpeshherë ka bërë thirrje për ndihma që të mos vdesin për mungesën e bukës së gojës me miliona jemenas.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përshëndeti armëpushimin dhe u shpreh se shpreson që palët të ndërmarrin një “proces politik” për të sjellë paqen në vend.

Edhe ministria e Jashtme e Iranit shprehu të shtunën shpresën se ky mund të jetë hapi i parë drejt ndalimit të përhershëm të luftimeve dhe gjetjes së një zgjidhjeje politike për luftën. Palët ndërluftuese po diskutojnë gjithashtu një shkëmbim të të burgosurve, sipas të cilit qindra të naluar nga të dyja palët do të liroheshin.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

OKB-ja thotë se Jemeni ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë. Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson  se më shumë se 377,000 njerëz kanë vdekur për shkak të konfliktit.

Ndërkohë, sipas Programit Botëror të Ushqimit rreth 16.2 milionë Jemenas, ose rreth 45 për qind e popullsisë së përgjithshme, kanë pasiguri ushqimore, duke mos e ditur nëse do kenë bukë ditën e nesërme për fëmijët në tryezë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *