Në Dhrovjan të Finiqit banorët kanë braktisur fshatin, shkolla me dy nxënës
Banorët që flasin shqip në Dhrovjan të Finiqit janë të paktë.
Të pakta janë edhe shtëpitë e banuara të fshatit, që dikur numëronte mbi 1000 banorë, ndërsa sot duket sikur asgjë nuk pipëtin.
“Jetoj vetëm”.
Në shkollë, mësuesja më e vjetër e fshatit thotë se ka dy nxënës, të vetmit fëmijë që fshati ka. Disa vite më parë këtu mësonin mbi 200 nxënës.
“Kishim shkolla me shumë nxënës dhe shkollë të mesme, kurbeti bëri punën e tij. Jam e vetmja mësuese, kam dy nxënës, një në klasë të parë dhe tjetri në klasën e gjashtë. Mësojnë greqisht dhe ca orë në shqip.”
Të gjitha këto asete turistike janë ende të pashkeluara nga këmba e njeriut. Kjo për arsye të rrugës, 6 km rrugë që të çon në fshat është e amortizuar. Rruga izolon fshatin nga turizmi.
“Çfarë të bëjnë këtu, të hanë gorica? Nuk ka punë këtu.”
Të moshuarit e mbetur në fshat thonë se dikur fushat ishin të mbushuara me fëmijë, sot nuk janë më.
“Ishte e mbushur me fëmijë, tani asnjë. Nuk dëgjohet zëri i tyre.”
Mes shtëpive karakterisike dy shekullore, shikon dhe shtëpi të ndërtuara së fundmi por askush nuk duket se ka ndërmend të kthehet në Dhrovjanin e braktisur nga çdokush./ora/
Rruga Press