Bota

Ukrainasit marrin kontrollin e Çernobilit, ngrenë flamurin pas tërheqjes së trupave ruse

Flamuri ukrainas është ngritur mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit pas tërheqjes së forcave ruse, shkruan CNN.

“Sot, më 2 prill, në orën 11:00, flamuri ukrainas u ngrit mbi termocentralin e Çernobilit dhe u këndua himni”, tha Energoatom në një deklaratë.

“I gjithë stafi i termocentralit bërthamor të Çernobilit, i cili ka punuar heroikisht në kushtet e vështira të pushtimit që nga 24 shkurti ishin të pranishëm në ceremoni”, thuhet deklaratë.

Lexo më shumë  Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

Më 26 prill të vitit 1986, ndodhi një shpërthim në reaktorin nr.4 në Çernobil, duke shkaktuar 30 viktima në momentin e ngjarjes. Ndërsa numri i personave që humbën jetën nga simptomat e rrezatimit ende nuk dihet.

Në fund të shkurtit, gjatë javës së parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, forcat pushtuese  morën në kontroll Çernobilin.

Rruga Press

Lexo më shumë  Polonia krijon një brigadë të posaçme ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Kaliningradin rus
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *