Lajme

Zyrtare: Ky do të jetë çmimi i karburanteve sot, më 2 prill 2022

Bordi i karburanteve e ka përcaktuar qysh dje se sa do jetë sot, të shtunën, 2 prill 2022, çmimi i gasoilit, benzinës, gazit me pakicë dhe shumicë. Në njoftim thuhet se “Bordi i Transparencës më datë 1 prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅ Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.

✅. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

✅. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *