Bota

Zelensky: Trupat ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se situata ushtarake në lindje të shtetit “vazhdon të jetë ekstremisht e vështirë”.

Gjatë një video-adresimi mëngjesin e së shtunës, ai tha se trupat ruse po tërhiqeshin nga veriu, “me një ritëm të ngadaltë, por të dukshëm”.

Por, ai paralajmëroi se trupat ruse po grumbulloheshin dhe “përgatiteshin për goditje të reja të fuqishme” në rajonin e Donbasit dhe në qytetin e Harkivit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Beteja të ashpra na presin në të ardhmen. Nuk mund të mendojmë se ne i kemi kaluar tashmë të gjitha testet”, tha ai.

Zelensky paralajmëroi liderët pro-rusë të instaluar në qytetet e okupuara nuk do të mund të qëndronin në postet e tyre për shumë gjatë.

Mesazhi im për ta është shumë i thjeshtë: përgjegjësia për bashkëpunim është e pashmangshme”, tha ai.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“E pashmangshme do të jetë që drejtësia do të vjen në vend”, shtoi ai.

Zelensky tha se Moska po i kërcënon punëtorët e ndërmarrjeve dhe autoritetet në mënyrë që të bashkëpunojnë me ta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *