BallinaLajme

Nisin përgatitjet për numërimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Zëvendësdrejtori i ri, Ilmi Selami, pohon se një nga detyrat e para është rikuperimi i dëmeve që i janë shkaktuar personelit ekzistues, me shkarkimet dhe mosavanacimet në vendet e merituara, por edhe rritja e numrit të punonjësve shqiptarë, duke rregulluar kështu edhe përfaqësimin e drejtë etnik – përfaqësim ky që për momentin është në shifra shumë të ulëta, jo vetëm sa i takon numrit të reduktuar të punonjësve shqiptarë, por edhe pozicionimit të tyre në poste drejtuese

Kanë mbetur edhe katër muaj deri në prill, kur pritet të zhvillohet procesi i anuluar disa vjet më parë i Regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive. Ndërsa Ligji për Regjistrimin ende gjendet i pamiratuar në Parlament, përgatitjet në Entin Shtetëror të Statistikave kanë filluar. Operacioni do të jetë tërësisht statistikor, që do të thotë se do të realizohet vetëm nga ESHS, e cila do të jetë e vetme në këtë proces dhe jo si herën e kaluar kur u formua edhe një komision shtetëror. Zëvendësdrejtori i ri, Ilmi Selami, pohon se një nga detyrat e para është rikuperimi i dëmeve që i janë shkaktuar personelit ekzistues, me shkarkimet dhe mosavanacimet në vendet e merituara, por edhe rritja e numrit të punonjësve shqiptarë, duke rregulluar kështu edhe përfaqësimin e drejtë etnik – përfaqësim ky që për momentin është në shifra shumë të ulëta, jo vetëm sa i takon numrit të reduktuar të punonjësve shqiptarë, por edhe pozicionimit të tyre në poste drejtuese.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Një nga kushtet për besueshmërinë ndaj institucionit është edhe përfaqësimi i drejtë, si në nivel vertikal ashtu edhe horizontal. Duhet patjetër të rregullohen padrejtësitë e bëra, si ndaj punonjësve që janë pjesë e këtij institucioni dhe që shumë shpejt do të avancohen në pozitat që meritojnë, por edhe do të kryhen edhe 15 punësime të reja. Sa i takon instruktorëve në terren jemi marrë vesh që të angazhojmë një pjesë të adminstratorëve”, thotë zëvendësdrejtori Selami. Avancimet në detyrë nënkuptojnë që nga nëntë drejtues sektorësh të paktën dy do të jenë shqiptarë, tre ndihmës udhëheqës, ndërsa në 40 njësitë po ashtu do të vendosen të paktën nëntë drejtues shqiptarë.

“Me ligjin e ri që pritet të miratohet ESHS është alfa dhe omega e rregjistrimit, gjithçka do të jetë në kompetencat e saj. Duhet që ta depolitizojmë procesin pa e dëmtuar atë. Ky numërim duhet të jetë një lloj ‘screen shoot’, fotografimi real i situatës, aq sa jemi, aq të numërohemi, jo vetëm sa i takon numrit të popullsisë, por edhe amvisërive…, në mënyrë që në të ardhmen të ndërtohen politika të drejta zhvillimi”, thotë Selami. Në terren pritet të angazhohen gjashtë mijë regjistrues dhe secilit regjistrues do t’i takojnë mesatarisht 50 zëra për regjistrim. Në vendbanimet shqiptare regjistruesi do të jetë shqiptar, dhe banor i asaj zone ku do të bëjë regjistrimin. Lidhur me regjistrimin e shtetasve që jetojnë jashtë vendit nga muaji mars ESHS do të hapë aplikacionin në faqen e saj të internetit, ku përgjatë dy muajve do të kenë mundësi të regjistrohen. Po ashtu pjesë e numërimit do të jenë edhe shtetasit e huaj me qëndrim më të gjatë se një vit në Maqedoni, përveç personelit të ambasadave, që nuk do të jenë pjesë e numërimit. Tek popullsia rezidente do të hyjnë shtetasit në vend, shtetasit që kanë jetuar deri në një vit jashtë, si edhe ato që janë dërguar me punë jashtë vendit, si ushtarakët në misione, diplomatët e të tjerë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player