Bota

Rusia është përgjegjëse për shpërthimin në Belgorod, thotë Ukraina

Sot në mëngjes u raportua se helikopterët ukrainas kishin shkatërruar një depo karburanti në Belgorod, afër kufirit pranë Kharkivit.

Nëse është e vërtetë, ky do të ishte sulmi i parë ajror nga forcat e Kievit në territorin rus që nga fillimi i konfliktit, raporton skynews.

Duke folur për pretendimet, këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych tha se është përgjegjësi e Rusisë të shpjegojë se çfarë ndodhi në territorin e tyre.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Sa i përket asaj që po ndodh në territorin e Federatës Ruse, udhëheqja e Federatës Ruse është përgjegjëse për këtë”, tha ai.

“Rrjedhimisht, është detyra e tyre të zbulojnë se çfarë po ndodh në Belgorod. Ndoshta dikush ka pirë duhan në vendin e gabuar, ose diçka tjetër. Ndoshta, ushtria ruse po sabotojnë urdhrat e tyre dhe përdorin mjetet e disponueshme sepse nuk duan të hyjnë në territorin ukrainas”, pohoi Arestovych.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *