KryesoreSport

Kompletohet shorti i Kupës së Botës Katar 2022

Kampionati Botëror “Katari 2022”, po afron, ndërsa sot më 1 prill nga ora 18:00 do të mbahet shorti.

Gara më e madhe në botë në futboll fillon më 21 nëntor, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.

Në total do të jenë tetë grupe. Janë gjithsej katër vazo, ndërsa shtetet nga e njëjta vazo nuk mund të përballen mes vete.

FIFA preferon të mos ketë dy skuadra nga të njëjtat zona kualifikuese (Azia, Afrika, CONCACAF, Amerika e Jugut, Oqeani, Evropa).

Sa i përket Evropës, që ka më së shumti skuadra të kualifikuese, në çdo grup do të jetë të paktën një shtet, ndërsa në disa grupe, do të jenë nga dy.


Vazo 1

Katar (vend pritës), Argjentinë, Belgjikë, Brazil, Angli, Francë, Portugali dhe Spanjë.

Vazo 2

Shtetet e Bashkuara, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zvicra, Uruguai dhe Meksika.

Vazo 3

Senegali, Japonia, Irani, Serbia, Maroku, Koreja e Jugut, Polonia, Tunizia.

Vazo 4

Kanada, Kamerun, Ekuador, Arabi Saudite, Gana, (Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe), (Kosta Rika/Zelanda e Re), (Uells/Skoci-Ukrainë).


Trofeu i famshëm i Kupës së Botës prezantohet para të pranishmëve

Trofeu ikonë i futbollit, ai i Kupës së Botës, është vënë në një hapësirë ku të gjithë të pranishmit mund ta shohin.


Shijoni një nga stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet në Katar 2022

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Janoub Stadium në Katar, një nga stadiumet mikpritëse të Kampionatit Botëror.

Ky stadiumi ka një kapacitet prej 40 mijë ulësesh dhe do të zhvillohen disa ndeshje të Katar 2022.

YouTube player

Elba dhe Chowdhury fillojnë prezantimin

Idris Elba dhe Reshmin Chowdhury dalin në skenë dhe fillojnë prezantimin për shortin e Kupës së Botës


Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përgëzon ekipet e kualifikuara dhe kërkon të ndalet lufta 

I pari i FIFA-s, Infantino, mbajti një fjalim para se të fillojë shorti, ku përgëzoi 29 ekipet e kualifikuara deri më tani.

Ai tha se duan që ky Kampionat Botëror të jetë për bashkim, duke kërkuar që të ndalen luftërat.


Didier Deschamps dorëzon trofeun e fituar katër vite më parë

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka dorëzuar trofeun e Kupës së Botës, që e kishte fituar katër vite më parë në Rusi.

Ishte hera e dytë që Franca e fitoi Kupën e Botës, ndërsa Deschamps e fitoi edhe si lojtar në vitin 1998.


Tetë ekipet e vazos së parë ndahen në grupeve

Grupi A: Katari,

Grupi B: Anglia

Grupi C: Argjentina

Grupi D: Franca

Grupi E: Spanja

Grupi F: Belgjika

Grupi G: Brazil

Grupi H: Portugali


Përballja interesante dalin nga dy vazot e para

Grupi A: Katari, Holanda,

Grupi B: Anglia, SHBA,

Grupi C: Argjentina, Meksika,

Grupi D: Franca, Danimarka,

Grupi E: Spanja, Gjermania,

Grupi F: Belgjika, Kroacia,

Grupi G: Brazil, Zvicra

Grupi H: Portugali, Uruguai,


Zvicra me Brazilin dhe Serbinë në një grup

Grupi A: Katari, Holanda, Senegal,

Grupi B: Anglia, SHBA, Iran,

Grupi C: Argjentina, Meksika, Polonia,

Grupi D: Franca, Danimarka, Tunizia,

Grupi E: Spanja, Gjermania, Japonia,

Grupi F: Belgjika, Kroacia, Maroku,

Grupi G: Brazil, Zvicra. Serbia,

Grupi H: Portugali, Uruguai, Korea e Jugut,


Kompletohen grupet e Botërorit Katar 2022

Grupi A

Katari, Holanda, Senegal dhe Ekuadori.

Grupi B

Anglia, SHBA, Iran, (Uells/Skoci-Ukrainë). Fituesi i ndeshjes Skoci – Ukrainë do të luajë me Uellsin për një vend në KATAR 2022.

Grupi C

Argjentina, Meksika, Polonia dhe Arabia Saudite.

Grupi D

Franca, Danimarka, Tunizia, (Peru-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe).

Grupi E

Spanja, Gjermania, Japonia, (Kosta Rika – Zelanda e Re).

Grupi F

Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanada.

Grupi G

Brazil, Zvicra. Serbia, Kameruni.

Grupi H

Portugali, Uruguai, Korea e Jugut, Gana.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *