Bota

Kryebashkiaku i Chernihiv thotë se bombardimet ruse shkatërruan repartin onkologjik të spitalit

Kryebashkiaku i Chernihiv tha se bombardimet ruse shkatërruan repartin onkologjik të një spitali në qytetin verior të Ukrainës, vetëm disa ditë pasi Rusia tha se do të “ulte në mënyrë drastike” sulmin e saj ushtarak në Kiev dhe Chernihiv.

“Disa predha goditën drejtpërdrejt spitalin rajonal dhe një nga ndërtesat e spitalit, në fakt njësia onkologjike, u shkatërrua plotësisht. Tre persona pësuan lëndime të rënda,” i tha kryebashkiaku Vladyslav Atroshenko për CNN John Berman nëpërmjet një përkthyesi.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ai tha gjithashtu se nuk ka ujë apo energji elektrike dhe qyteti mund të mbetet pa ushqime dhe ilaçe brenda një jave. Furnizimet e vetme që vijnë po sigurohen nga ushtria dhe vullnetarët.

“Për momentin po kalojmë një katastrofë të plotë humanitare”, tha ai.

Ai vetë e kapi një rast akut të pneumonisë, tha ai, por shtoi se “do të jetë mirë”.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *