Angelina Jolie viziton fëmijët ukrainas në spitalin e Romës
Aktorja e njohur hollivudiane, Angelina Jolie, ka vizituar dy ditë më parë spitalin “Bambino Gesù” në Romë për të takuar fëmijët ukrainas të ardhur në Itali për shkak të konfliktit, si edhe mjekët dhe infermierët që kujdesen për ta. Kjo është konfirmuar nga spitali italian.
“Unë lutem për fundin e luftës. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar vuajtjet dhe për të shpëtuar nga zonat e konfliktit. Është e tmerrshme të shohësh fëmijë që paguajnë çmimin me jetë të humbura, shëndet të dëmtuar dhe trauma.”
Vizita e aktores u zhvillua në ditën kur Agjencia e OKB-së për Refugjatët konfirmoi se 4 milionë ukrainas kishin ikur nga vendi i tyre brenda një muaji, duke e bërë krizën e refugjatëve më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore deri më sot.
Ndërkohë 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit. Sipas UNICEF-it, më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë të zhvendosur brenda vendit, ose kanë ikur për shkak të pasojave shkatërruese të luftës në jetën e tyre.
Rruga Press