Ulet lehtë nafta në Shqipëri, kurse benzina shënon rritje
Çmimi i hidrokarbureve në Shqipëri ka ndryshuar sërish. Nga një vëzhgim në pikat e karburantit vërehet se nafta sot shitet me 231 lekë për litër. Benzina shitet me 212 lekë/ litër, kurse gazi shitet me 115 lekë/litri.
Kjo ulje e çmimit të karburantit vjen pas rënies edhe në bursën ndërkombëtare, pasi këtë të premte 1 fuçi naftë luhatet në vlerën 102-103 dollarë.
Ndërkohë, pak ditë më parë çmimi për fuçi arriti deri në 120 dollarë, në datat 24 dhe 25 mars.
Rruga Press