Inspektorati i Tregut të Kosovës shqipton gjoba ndaj furrave që mashtruan me peshën e bukës
Inspektorati i Tregut ka shqiptuar katër gjoba ndaj furrave të bukës gjatë inspektimit që ka bërë të enjten, për të verifikuar peshën e bukës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë duke mos bërë të ditur vendndodhjen e këtyre furrave që janë gjobitur, ka njoftuar se inspektorët e tregut kanë hasur në mospërputhje të peshës së bukës pas ankesave që ka pranuar nga qytetarët e Kosovës.
“Verifikimet janë bërë për mashtrim lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
MINT-i ka paralajmëruar se do të ketë masa ndëshkuese për parregullsitë që hasen gjatë çdo inspektimi.
Rruga Press