Bota

Kryeministri italian: Putini beson se kushtet për armëpushim në Ukrainë akoma nuk janë pjekur

Presidenti rus Vladimir Putin beson se kushtet për një armëpushim në Ukrainë akoma nuk janë “të pjekura”, tha kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë për shtyp sot.

Duke folur për një bisedë telefonike që pati me udhëheqësin e Kremlinit një ditë më parë, Draghi tha se Putini i tha gjithashtu se kontratat aktuale të gazit mbetën në fuqi dhe se firmat evropiane do të vazhdojnë të paguajnë në euro dhe dollarë.

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

“Ajo që kuptova, por mund të jem i gabuar, është se konvertimi i pagesës është një çështje e brendshme e Federatës Ruse,” tha z. Draghi.

Gjatë bisedës telefonike, Putin i tha gjithashtu kryeministrit italian se ishte “e parakohshme” për një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *