Lajme

Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga SHBA-ja për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bashkë me drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, kanë nënshkruar memorandumin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore.

Ky memorandum do sjell Kosovës afër 31 milionë dollarë shtesë.

“Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar a mandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

Osmani ka thënë se mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.

“Kosova është e bekuar me aleatët e saj!”, ka shkruar Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *