Bota

Këshilltari i Zelensky-t: Rusia ka dislokuar ushtrinë në lindje të Ukrainës

Këshilltari i Zelensky-t tha se ushtria ruse po ridislokon disa nga forcat e saj në lindje të vendit.

Në një intervistë televizive, Oleksiy Arestovych tha se Kremlini kishte zhvendosur disa nga trupat e tij nga zonat afër Kievit në lindje në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase atje, sipas skynews

Lexo më shumë  Trumpi tha se po shqyrton largimin e ShBA-së nga NATO, reagon kryeministri britanik

Arestovych tha se disa trupa ruse nuk ishin tërhequr ende nga qyteti verior i Chernihiv. Gjatë bisedimeve të paqes në Turqi ditën e djeshme, Rusia njoftoi se do të reduktojë operacionin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme, guvernatori i Chernihiv, Viacheslav Chaus tha se sulmet ruse kundër infrastrukturës civile kishin vazhduar gjatë natës.

Lexo më shumë  Zbardhet telefonata e përgjuar mes ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe Lavrovit

“Aktiviteti i zvogëluar” në rajonin e Chernihiv u demonstrua nga armiku duke kryer sulme në Nizhyn, duke përfshirë sulme ajrore, dhe gjatë gjithë natës ata goditën Chernihiv,” tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *