Bota

OKB-ja: Kriza ushqimore, më e rënda që nga Lufta e Dytë Botërore

Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë ushqimore e cila do të ketë ndikim global më shumë se çdo ngjarje tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo ishte deklarata e Kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, të martën.

Arsyeja është se shumë nga fermerët ukrainas që prodhojnë një sasi të konsiderueshme të grurit në botë po luftojnë me rusët, ndërsa edhe territori i Ukrainës po bëhet i papërshtatshëm për kultivim, për shkak të bombardimeve.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Beasley tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord.

Ukraina dhe Rusia prodhojnë 30% të furnizimit me grurë në botë, 20% të misrit dhe deri 80% të vajit të lulediellit.

Lufta ka sjellë ndikim të menjëhershëm në tregun shqiptar të ushqimeve, me produktet e shportës që janë rritur rreth 33%.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *