Bota

Kryetari i Chernihivit nuk beson se Rusia do ta ndalë ofensivën

Kryetari i Chernhivit, Vladyslav Atroshenko, thotë se paralajmërimi i Rusisë për të ulur sulmet në Kiev dhe Chernihiv është lajm i mirë, nëse mund t’i besohet kësaj, raporton BBC.

Ai ka thënë se të martën ka pasur bombardime në disa zona banimi në Chernihiv dhe u lënduan 35 persona.

“Vetëm të martën pati bombardime jonjerëzore në disa zona banimi në qytet, ku rreth 35 persona u hospitalizuan, ku njerëzit humbën gjymtyrët, e disa vdiqën”, thotë Atroshenko.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ai ka thënë se kurrë nuk ka menduar se duhet të kërkojë frigoriferë për të mbajtur trupat, pasi morgu është mbushur plotë, apo se duhet të gjejë persona për të ndërtuar arkivole shtesë.

“Shpesh rusët thonë një gjë, por ndodh diçka tjetër. Vetëm koha do të tregojë nëse këto fjalë janë të vërteta. Po i trajtojmë këto fjalë me shumë kujdes”, ka thënë Atroshenko.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *