Lajme

Protesta për rritjen e çmimeve, Qiraxhi: Të ndërrohet qeveria, duam zgjidhje të qëndrueshme

Janë rikthyer protestat kundër rritjes  së çmimeve këtë të martë (29 mars) para kryeministrisë.

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, kërkon që të ketë një çmim të qëndrueshëm për produktet dhe për karburantet, pasi sipas tij çmimet ulet sa herë që ka protesta, ndërsa rriten sa herë largohen nga sheshi.

Për mikrofonin e Ora News, Qiraxhi tha se kjo qeveri duhet të ndërrohet për shkak të keqmanxhimit që po bën në vendin tonë.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Migen Qiraxhi: Portofolet tona po zbrazen, ndërkohë portofoli i shtetit mbushet. Në këtë kuptim duhet të kemi një komunikim të drejtpërdrejt për të ndarë barrën e luftës në mënyrë të barabartë. Nuk ka tërheqje në pikat tona.

Sa herë ne jemi në protestë çmimi bie si me magji, ndërkohë që sa herë ne e lejmë protestën po çmimet rriten. Duam një zgjidhje të qëndrueshme, sepse nuk do vijmë në shesh për çdo produkt që  rritet çmimi.

Kjo qeveri duhet të  ndërrohet për shkak të keqmenaxhimit, drejtimin duhet ta marrë një ekip që marrin përsipër të zgjidhin këto probleme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *