Lajme

“Nesër protestë para SPAK”, qytetarja: Prej vitesh i kanë dosjet aty, nuk po bëjnë asgjë, politikanëve nuk u hyn gjemb në këmbë

Ditën e sotme në orën 17:00 ka nisur protesta e planifikuar kundër rritjes së çmimeve. Njëra prej protesteuseve të pranishme e cila ka mbajtur fjalën e saj para protestuesve të tjerë, ka lajmëruar se ditën e nesërme do të mbahet protestë para godinës së SPAK-ut.

Sipas protestueses, prej vitesh qëndronin dosje për ministra dhe ish ministra ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Qytetarja: Spiropali akuzon Berishën se i ka duart me gjak ndërsa Berisha i thotë ju jeni hajdutë. Pra akuza ndaj njëri-tjetrit. Asnjërit prej këtyre nuk i hyn gjemb në këmbë. Ne dalim dhe protestojmë këtu dhe asgjë nuk zgjedhim. Piquni, fillojeni nga vetja.

Nesër bëhet një protestë para SPAK-ut sepse i ka dosjet e kopsitura me vite dhe nuk po merret me asgjë. Shqipëria po vuan për logjikën elementare. Do e shikoni se shumë shpejt nafta do shkojë 3 mijë e ca lekë dhe askush nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është një qeveri e falimetnuar. Nuk kanë as kulturën e dorëheqjes, janë të lidhur pas karriges.

Rruga Press

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *