Lajme

Sindikata për helmimin e punonjëseve të fabrikës: U ndërhy për t’i nxjerrë shpejt nga spitali

Sindikata e Përgjithshme e Durrësit ka reaguar lidhur me helmimin e n 5 grave që punonin në një ndërmarrje në autostradën Durrës-Tiranë. Kreu i Sindikatës së Fasonëve në unison me kryesinë akuzon shtetin që është indiferent ndaj mbrojtjes së të drejtave të punonjësve në punë. Gjergji Gjika tha se përfaqësuesit e sindikatës nuk lejohen të hyjnë në mjediset problematike të firmave ku ata punojnë. Ndërkohë që ngjarje si ajo e djeshmja në Durrës ndodhin shpesh theksuan ata, por hetimet rreth ngjarjeve janë të pa thelluara. Sipas tyre edhe një ditë me parë, ka pasur presione për ti nxjerrë sa më shpejt nga spitali.

Lexo më shumë  Hyseni: Pastrimi i shtretërve të lumenjve ka parandaluar dëme milionëshe në Gjilan

“Nuk ka rëndësi sa janë helmuar dhe sa rëndë kanë qenë punëtorët. Shyqyr që shpëtuan. Janë në mëshirë të fatit të gjithë fasoneritë. Nuk kanë as kushte higjeno-sanitare, nuk respektohet kodi i punës. Janë të pambrojtur. Nuk ka ligj për sindikatat që të na lejojë të hyjmë brenda, nuk lë pronari. Punëtorët janë të pambrojtur. Helmime ka ndodhur disa herë. Edhe dje është ndërhyrë për ti nxjerrë shpejt nga spitali”.

Punonjëset e një fabrike në Durrës u helmuan një ditë më parë sapo shkuan në punë. Për shkak të gjendjes më të rënduar, të paktën 5 prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *