Aktori i njohur Sean Penn viziton Ukrainën, i ndihmon me programe bamirësie
Ylli i Hollivudit, Sean Penn ka vizituar Ukrainën, edhe pse vendi ka hyrë në ditën e 34-të të luftës. Penn, i cili po ndihmon me programe bamirësie për refugjatët ukrainas, postoi një fotografi në Twitter, së bashku me guvernatorin e Lviv, Maksym Kozytskyy.
“Unë isha në Lviv, Ukrainë sot me ekipin CORE dhe OJQ-të për të rritur programet tona brenda vendit. Kënaqësi për takimin me guvernatorin Maksym Kozytskyy” ka shkruar Sean Penn.
Rruga Press