Bota

Zelensky: Sanksionet ndaj Rusisë të “dobëta”, ukrainasit po e paguajnë me jetë

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në reagimin e tij në ditën e 34 të luftës ka bërë me dije se sanksionet e vendosura ndaj Moskës janë të ‘dobëta’.

Zelensky ndër të tjera në fjalët e tij të fundit është shprehur që ajo që shkaktoi gjithë këtë luftë meriton një embargo nafte për gjithçka që po bën dhe ka bërë deri më tani me sulmet e saj në Ukrainë.

Lexo më shumë  Zelenskyy akuzon Rusinë se po përpiqet ta përfshijë Bjellorusinë më thellë në luftën kundër Ukrainës

Ndër të tjera ai ka theksuar se ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin e mjaftueshëm për t’i dorëzuar Ukrainës armët e nevojshme.

YouTube player

“Ukraina nuk mund të pajtohet me pozicionin pasiv të sanksioneve për disa subjekte ruse. Mendoni se çfarë e shkaktoi gjithë këtë luftë. A nuk e meriton një embargo nafte për gjithçka që po bën dhe ka bërë ushtria ruse. Nëse paketat e sanksioneve janë të dobëta ose nuk funksionojnë mjaftueshëm rusët do të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë bërë deri më tani, dhe ukrainasit po e paguajnë me jetët e tyre, me mijëra jetë. Ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin e mjaftueshëm për t’i dorëzuar Ukrainës armët e nevojshme.”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ukraina kundërpërgjigjet, sulmon me dronë Rusinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *