KryesoreLajme

3 inceneratorët që u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro

Me argumentin se Shqipëria ndodhet në një emergjencë mjedisore, qeveria i hapi rrugën ndërtimit me koncesion tre inceneratorëve me qëllim menaxhimin e mbetjeve.

Për ndërtimin e tre inceneratorëve, janë paguar miliona euro nga taksat e shqiptarëve që prej vitit 2015.

Përtej parashikimeve në kontrata, qeveria do t’u paguajë kompanive private rreth 20 milionë euro më shumë.

Mbi këtë çështje po heton SPAK dhe gjithashtu pati një Komision Hetimor Parlamentar i kërkuar nga Partia Demokratike.

Inceneratori i Elbasanit

Koncesioni i parë u dha në 2014 për inceneratorin e Elbasanit. Kompania ALBTEC ENERGY SHPK bën ofertë të pa kërkuar, qeveria brenda dy muajsh mori vendimin për ndërtimin e inceneratorit, bëri termat e referencës dhe shpalli garën, ku mori pjesë vetëm ALBEC ENERGY, që fitoi kontratën me vlerë 22 milionë euro.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Draft kontrata parashikonte ndërtimin e inceneratorit brenda 16 muajve, por në kontratën e nënshkruar, punimet parashikohen 7 vjet.

Pagesat për inceneratorin e Elbasanit filluan në shtator 2015 dhe deri më tani i është paguar ALBTEC ENERGY mbi 27 milionë euro, 5 milion euro më shumë se sa parashikohej në kontratë.

Inceneratori i Fierit

Koncesioni i dytë, ai i Fierit, u dha në vitin 2016. INTEGRATED TECHNOLOGY SERVICES SHPK, me të njëjtën zyrë si ajo e inceneratorit të Elbasanit, bëri ofertë të pa kërkuar. Qeveria shpalli garën. Mori pjesë vetëm INTEGRATED TECHNOLOGY SHPK dhe fitoi kontratë me vlerë 25 milionë euro.

Kontrata fillestare parashikonte përfundimin e punimeve për 2 vjet ndërsa kontrata përfundimtare, i zgjati punimet në 6 vjet. Pagesat për kompaninë e inceneratorit të Fierit kanë filluar në nëntor 2016 dhe deri më tani janë paguar mbi 30 milionë euro, 5 milionë euro më shumë se parashikimi në kontratë.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Në vitin 2022, viti i fundit i punimeve sipas kontratës, parashikohet të paguhen edhe 5 milionë euro të tjera.

Inceneratori i Tiranës

Koncesioni i tretë, ai i Tiranës u dha në 2017-ën. Ministria e Mjedisit mori një letër me propozim të pa kërkuar nga një kompani që ende nuk ekzistonte dhe tre muaj më vonë kompania u regjistrua në Holandë.

Qeveria shpalli tenderin dhe kompania fitoi kontratën koncesionare 30-vjeçare, me vlerë 128 milionë euro. Në vitin 2022, qeveria parashikon të paguajë 12 milionë euro të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *