“Corriere della Sera”: Një punonjës karburanti, në grupin e mjekëve që Shqipëria ia dërgoi Italisë për ndihmë
“Ndihmë që nuk ja vlente”. Kështu e përshkruan e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, shkuarjen e një grupi të mjekëve e infermierëve shqiptarë, midis tyre edhe një punonjës karburanti në Brescia, si ndihmë nga Shqipëria për Italinë gjatë situatës së vështirë që Italia po kalonte dy vjet më parë, në fazën fillestare të pandemisë globale.
“Covid Lombardia, misioni shqiptar në 2020, mes festave e gjobave e me një punëtor karburanti i infiltruar mes mjekëve”, është titulli i artikullit të medias italiane.
Gazeta italiane shtron pyetjen: “A ishin vërtetë të nevojshëm?”
“Shqiptarët qenë miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro”, shkruan Corriere della Sera.
Sipas medias italiane skuadra e Tiranës udhëtoi me një avion të një kompanie fluturimi e nuk u bë asnjë kontroll nëse kishin a jo para kesh me vete, “fakt ndaj të cilit deri tani nuk është kryer asnjë hetim”.
“Më shumë se duhet, por shumë më tepër, e shumë më shumë sesa do duhej për të jetuar në Brescia, pasi shqiptarët ishin miq e u mirëpritën si rusët, duke na kushtuar 3 milionë euro”, shkruan gazeta italiane.
Corriere della Sera, informon se mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali u bë përmes aksionit ndërmjetësues të avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi.
“Njëri i dëgjuar shpesh nga institucionet tona, emri i të cilit u shtua jo gabimisht për të udhëtuar në bordin e avionit që udhëtoi brenda Italisë drejt Lombardisë. Pas mbërritjes në Romë me një udhëtim nga Tirana, impenjohet Guardia di Finanza për dhjetëra misionet afatgjata të saj në Shqipëri”.
Media italiane komenton se analistët ndërkombëtarë e kishin sintetizuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Itali si një lëvizje gjeopolitike e manovër diplomatike të kryeministrit Edi Rama për të fituar pikë në rrugëtimin për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Corriere della Sera, rrëfen se si ekipi i shqiptarëve u bë objekt i gjobave e festave me pije alkoolike në hotelin e Brescia, ngjarje që u mbyll “me marrëveshje mes kryeministrit Rama e kryeministrit italian Giuseppe Conte, e me rolin thelbësor të ministrit të jashtëm Luigi di Maio”.
Media italiane hedh pyetjen mbi atë çfarë mediat shqiptare kanë denoncuar gjatë atyre ditëve: “Çfarë dreqin bën një punonjës karburanti mes ekipit të 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë e që u cilësua si ekspert i sëmundjeve infektive? Në sintezë, gratë e burrat e Ramës, nuk dhanë një kontribut domethënës”.
Shqipëria ka dërguar para dy vjetëve, pikërisht më 28 mars, një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh për ta ndihmuar Lombardinë në luftën kundër koronavirusit. Ekipi i personeli mjekësor shqiptarë u përcollë pasditen e 28 marsit të vitit 2020 në aeroportin “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama, ministrja Ogerta Manastirliu, ministrja Belinda Balluku dhe ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. “Janë mjek e infermierë të rinj, janë specializantë të rinj, duan të jenë modeli që kërkohet nga mjekët, janë modeli i heronjve të heshtur në luftë me këtë armik të heshtur. Janë nga e gjithë Shqipëria. Do të doja askush të mos binte pre e këtij armiku dhe për sa kohë që ju nuk do jeni këtu kujdesemi ne për familjet tuaja”- tha Manastirliu gjatë përcjelljes së mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë më 28 mars të vitit 2020. Gjesti që është vlerësuar gjerësisht nga italianët, u pa nga kundërshtarët politikë të Edi Ramës si fitore politike e tij, ndaj dhe drejtues të opozitës dhe media pranë saj , kanë kundërshtuar dërgimin e tyre, pasi sipas tyre edhe Shqipëria është përfshirë nga pandemia si dhe vuan nga mungesa e mjekëve./koha.net/
Rruga Press