Ministria ukrainase e Mbrojtjes paralajmëron: Rusia planifikon sulme të reja nga deti
Luftanijet ruse janë duke u përgatitur të kryejnë sulme mbi caqet e caktuara në Ukrainë, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
“Anijet e Federatës Ruse në Detin e Zi kanë marrë detyra të reja – disa prej tyre janë afruar pranë qyteteve tona, sigurisht për të kryer ndonjë sulm të fuqishëm”, thuhet ndër tjera në kumtesën e kësaj ministrie.
Trupat ruse janë duke u fokusuar në ruajtjen e pozicioneve dhe po tentojnë të rigrupohen, me qëllim që të rritin kapacitetet për ofensivë.
Madje burime të inteligjencës ukrainase thonë se Rusia po rigrupohet me qëllimi që të avancojë drejt Donteskut dhe Luhanskit, që pjesërisht kontrollohen nga separatistët pro-rusë.
Rruga Press