Bota

Zgjedhje lokale në Ulqin, partitë shqiptare garojnë në 3 lista

Banorët e Ulqinit votojnë të dielën për Kryetarin e komunës. Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë 20,392 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00. Në garë janë 5 lista zgjedhore.

Partitë politike shqiptare garojnë të ndara në tri lista, ndërsa për herë të parë formohet një koalicion parazgjedhor nga dy parti politike shqiptare dhe tri parti qytetare, në mesin e të cilëve është edhe Lëvizja “URA” e kryeministrit Dritan Abazoviç.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Kuvendi i Ulqinit përbehet nga 33 anëtarë. Kryetari i komunës zgjidhet nga forca politike që fiton shumicën.

Zgjedhjet për komunën më të madhe me shumicë shqiptare cilësohen si tejet të rëndësishme për këtë komunitet pasi forcat politike shqiptare kanë mbajtur pushtetin që nga pluralizmi në Mal të Zi.

Abazoviç shprehu bindjen se lëvizja qytetare që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet. Lidhur me krijimin e qeverise së re, ai tha se do të realizohet brenda 15 ditësh.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *