Bideni viziton refugjatët ukrainas në Poloni
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vizituar të shtunën stadiumin kombëtar të Polonisë, ku ka takuar refugjatët ukrainas të vendosur atje, raporton Sky News.
Para vizitës së tij në këtë qendër refugjatësh, presidenti Biden është takuar me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.
Bideni po ashtu ka zhvilluar një takim në Varshavë me zyrtarë ukrainas, në mesin e të cilëve edhe ministri i jashtëm, Dmytro Kuleba.
Gjatë këtij takimi, presidenti amerikan ka riktheksuar angazhimin e SHBA-së për t’i ofruar sa më shumë mbrojtje Ukrainës.
Rruga Press